SHBA/ Të shtënat në shkollën e mesme në Atlanta, numri i viktimave rritet në 4. Disa të plagosur

schedule20:40 - 4 Shtator, 2024

schedule 20:40 - 4 Shtator, 2024

Numri i viktimave nga të shtënat në shkollën e mesme Apalachee në Atlanta është rritur në 4.

Sipas mediave të huaja, nëntë persona u dërguan në spital me lëndime dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Disa persona nuk janë qëlluar, por janë lënduar duke u përpjekur të arratisen, sipas autoriteteve.

Autori i dyshuar është kapur dhe ndodhet në paraburgim./abcnews.al