SHBA, të shtëna me armë në një ndërtesë qeveritare në Virxhinia

schedule09:52 - 1 Qershor, 2019

schedule 09:52 - 1 Qershor, 2019

Të paktën 12 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias të SHBA-së. Policia tha se i dyshuari, një punonjës i qytetit në Vixhinia, qëlloi drejt njerëzve në një ndërtesë publike. I armatosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet publik, u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe një oficer policie.  Sulmi filloi në orën 16:00 sipas orës lokale në Qendrën Komunale të Virginia Beach. Zona u rrethua nga policia dhe punonjësit u evakuan. /ABC news Albania 24/7