SHBA, të shtëna më armë në një agjenci funerale, plagosen 14 persona

schedule09:04 - 22 Korrik, 2020

schedule 09:04 - 22 Korrik, 2020

Të paktën 14 persona janë plagosur në Chicago si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një agjenci funerale në Chicago, SHBA.Sipas të dhënave të para të policisë një person nga një makinë në ecje ka hapur zjarr në drejtim të agjencisë funerale ku ishin mbledhur të afërmit e një personi që kishte mbetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave të paktën 60 të shtëna janë qëlluar në total. Disa prej të plagosurve u dërguan me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje një person i dyshuar është vënë në prangat e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!