SHBA/ Të shtëna me armë në Karolinën e Veriut, katër policë të vrarë

schedule07:07 - 30 Prill, 2024

schedule 07:07 - 30 Prill, 2024

Katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në Charlotte, Karolina e Veriut.

Ngjarja ndodhi në një banesë në Charlote, ndërsa efektivët gjatë një operacioni arrestuan një person.

Shefi i policisë, Johnny Jennings është shprehur i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Oficerët mbërritën në vendngjarje për të ekzekutuar një urdhër-arresti për armëmbajtje pa leje ndaj një të dënuari dhe u vunë në shënjestër të personit me një pushkë .

Pas neutralizimit të sulmuesit, policia ka hyrë në shtëpi, ku megjithatë janë qëlluar nga një person tjetër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!