SHBA-të këmbëngulin për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

schedule15:51 - 5 Mars, 2019

schedule 15:51 - 5 Mars, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të këmbëngulin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë temë ambasadori amerikan në Prishtinë Kosnet, është takuar me kryetarin e parlamentit Kadri Veseli.

Po vazhdon insistimi i SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi. Në prag të vizitës së zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, në Prishtinë e  Beograd për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve ambasadori amerikan Filip Kossnet ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosocës, Kadri Veselin.

Takimi i cili zgjati më shumë se gjysmë ore ishte i mbyllur për media, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar se çfarë është biseduar. Ndërkohë me tone më të bota ka folur sot presidenti Hashim Thaci. Nga kazerma “Adem Jashari”, ku edhe u shënua nisja e “Epopesë së UÇK-së”, kreu i shtetit ka ftuar për bashkim të spektrit politik, ngase sipas tij, të bashkuar edhe miqtë na duan më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!