SHBA-të, gati të dërgojnë Forcat Speciale në Ukrainë

schedule08:34 - 23 Maj, 2022

schedule 08:34 - 23 Maj, 2022

Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale në Kiev për të mbrojtur diplomatët amerikanë në ambasadë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha se “ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë” të zyrës diplomatike në Ukrainë “por asnjë vendim nuk është marrë”.

Kirby tha se ka pasur diskutime paraprake, por “propozimet specifike në nivele të larta të departamentit nuk janë diskutuar.”

Ky veprim mund të interpretohet nga Moska në mënyra të ndryshme dhe mund të shihet si një provokim, duke e bërë vendimin veçanërisht të komplikuar.

Administrata Biden luajti një lojë delikate ekuilibrash, duke mbështetur fuqishëm Ukrainën gjatë luftës përmes sanksioneve ekonomike, duke dërguar armë dhe duke trajnuar mijëra ushtarë  ukrainas.

Për momentin, Departamenti i Shtetit do të sigurojë sigurinë për ambasadën në Kiev, siç raportohet nga Wall Street Journal./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!