Ushtria amerikane konfirmoi sot se kreu sulme të reja kundër pozicioneve të rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët po përgatiteshin, sipas Uashingtonit, të lëshonin raketa të shumta.
Sulmet e para filluan rreth orës 21:00 dhe më pas sërish në 23:30. Agjencia e lajmeve Houthi Saba.net raportoi se sulme të reja amerikano-britanike u kryen në provincën Hodeidah.
Sulmet u raportuan në Sulayf.
Që nga nëntori, rebelët Houthi kanë vënë në shënjestër anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin, në një shenjë “solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës, ku lufta po shpërthen midis ushtrisë izraelite dhe Hamasi.
/abcnews.al