SHBA: Sulmet ruse në Ukrainë kanë bashkuar edhe më shumë Perëndimin

schedule14:10 - 12 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 12 Tetor, 2022

Sulmet e Rusisë me raketa ndaj Ukrainës kanë nxjerrë në pah “ligësinë dhe mizorinë” e luftës së saj, por nga ana tjetër, bashkuan më tej komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur Ukrainën, tha në një deklaratë sot sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin, sipas skynews.

Gjatë një takimi në selinë e NATO-s, Austin vlerësoi arritjet ushtarake të Ukrainës që nga shtatori, duke i quajtur ato “të jashtëzakonshme” dhe duke thënë se ato kishin ndryshuar dinamikën e luftës.

“Këto fitore u përkasin ushtarëve të guximshëm të Ukrainës. Por ndihma, trajnimi dhe përpjekjet e mbështetjes së Grupit të Kontaktit për sigurinë kanë qenë jetike,” shtoi ai, duke iu drejtuar mbledhjes së udhëheqësve të mbrojtjes, përfshirë nga Ukraina.

Forcat ruse nisën sulme masive me raketa kundër qyteteve të Ukrainës të hënën, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike, në atë që Putin tha se ishte hakmarrje për bombardimin e urës së Krimesë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!