SHBA: Përgjigjia e Izraelit ishte proporcionale, Irani të shmangë sulmet e mëtejshme

schedule07:41 - 26 Tetor, 2024

schedule 07:41 - 26 Tetor, 2024

Sulmet e Izraelit kundër pozicioneve ushtarake iraniane duket se janë një përgjigje e synuar dhe proporcionale ndaj sulmeve të mëparshme të Teheranit me pak rrezik për viktima civile, tha një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan Joe Biden.

Zyrtari amerikan shtoi se këto sulme duhet t’i japin fund shkëmbimeve të drejtpërdrejta të zjarrit midis Iranit dhe Izraelit, ndërsa vuri në dukje se SHBA ka kanale të drejtpërdrejta dhe indirekte komunikimi me Teheranin, përmes të cilave ka bërë të qarta qëndrimet e saj për shumë çështje.

SHBA i kanë kërkuar gjithashtu Iranit që të ndalojë sulmin ndaj Izraelit në mënyrë që të “thyejë” ciklin e dhunës pasi Izraeli u hakmor për lëshimin e raketave balistike ndaj territorit të tij.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit në mënyrë që ky cikël konflikti të mund të mbyllet pa përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Sean Savett, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!