Dy persona kanë humbur jetën këtë të premte në Shtetet e Bashkuara, kur një person ka hapur zjarr në Universitetin e Miçiganit. Autoritetet policore por edhe ato universitare kanë konfirmuar viktimat, duke saktësuar se bëhet fjalë për dy studentë.
Sipas të njëjtave burime, autori i të shtënave është ende në kërkim dhe për arsye sigurie njerëzve u është kërkuar që të strehohen në vende të sigurta. Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar me ngjyrë, i konsideruar i armatosur dhe i rrezikshëm.
Ngjarja vjen fare pak kohë nga ajo e ndodhur muajin e kaluar në Parklend të Floridës, ku në një shkollë të mesme mbetën të vrarë 17 vetë, studentë dhe staf akademik./abcnews.al