“S’rrezikojmë ushtarët për tekat e Kurtit”, Hovenier: Ura e Ibrit nuk hapet. Kurti na sfidoi, do ketë pasoja

schedule16:57 - 13 Gusht, 2024

schedule 16:57 - 13 Gusht, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar sërish Qeverinë e Albin Kurtit duke thënë se Kryeministri i Kosovës me planin  e tij për të hapur Urën e Ibrit po rrezikon ushtarët e misionit Paqeruajtës të KFOR-it duke përfshirë edhe ato amerikanë.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë Jeffrey Hovenie, Ambasadori Amerikan në Kosovë deklaroi se hapa e Urës së Ibrit rrezikon të përshkallëzojë tensionet në Veri.

“Arsyeja se përse ne kemi kërkuar që të mos hapet Ura e Ibrit është sepse veprime të tilla shtojnë kërcënimin e mundshëm për përshkallëzim të tensioneve dhe dhunë në Veri të Kosovës. Kjo dhunë mund të prek komunitetin lokal por gjithashtu edhe ushtarët e NATO-s që po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë. Ne i marrim shumë seriozisht këto veprime që ndikojnë sigurinë e ushtarëve amerikanë që po punojnë për të mbështetur Kosovën. Kemi disa muaj që i themi Prishtinës Zyrtare, mos e ndërmerrni këtë hap tani.”

Ambasadori Amerikan në Kosovë deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit ka sfiduar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një kohë që Kosova thotë se është vendi më pro amerikan në botë.

“Jemi sfiduar nga Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij. Cilësia e partneritetit nuk është ajo që ne do të dëshironim dhe kjo për shkak të veprimeve të njëanshme. Këtë nuk e them vetëm unë. E tha edhe Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit javën e shkuar i cili u shpreh se Washingtoni është i shqetësuar nga këto veprime të njëanshme që vënë në rrezik atë që ne kemi krijuar për Kosovën.”

Diplomati më i lartë Amerikan në Kosovë nuk pranoi të komentonte nëse Washingtoni do të sanksionojë Prishtinën Zyrtare, por ai deklaroi se Bashkimi Europian e ka bërë të qartë që po e mendon diçka të tillë.

Jeffrey Hovenier akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit se i dogji mundësinë Kosovës që të anëtarësohej në Këshillin e Europës pasi nuk përmbysi kërkesat e aleatëve ndërkombëtar që përfshinin edhe shqyrtimin e statutit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!