Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, shuhet në moshën 20-vjeçare ylli i serialeve televizive, Jackson Odell 

schedule19:07 - 11 Qershor, 2018

schedule 19:07 - 11 Qershor, 2018

Një aktor i njohur për rolet e tij në serialet televizive amerikane ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare. Ndarja e papritur nga jeta ka pikëlluar familjen e tij, ndërsa ka tronditur thellë kolegët, që e cilësonin një talent të gjallë.

Aktori dhe muzikanti amerikan Jackson Odell, i mirënjohur për rolin e tij në serialin “The Goldbergs”, ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare. Sipas mediave amerikane, ai u gjet i pajetë në një klinikë rehabilitimi në Kaliforni. Përveç interpretimit në “The Goldbergs”, ai ka luajtur edhe në seriale të tjera të suksesshme si “Modern Family” dhe “Arrested Development”. Odell ishte gjithashtu një autor këngësh dhe ka kontribuar për krijimin e kolonës zanore të dramës romantike “Forever My Girl”, që u publikua më herët gjatë vitit. Në profilin e tij në Tëitter, familja e artistit ka shprehur pikëllimin për humbjen dhe ka thënë se djali i saj ishte një person i dashur dhe një shpirt i talentuar, që kishte ende shumë për të dhënë. Edhe kolegët e Odell janë shprehur të shokuar nga humbja e tij, ndërsa e kanë cilësuar 20-vjeçarin një talent të gjallë. Që nga fillimi i vitit, kjo është vdekja e dytë e një ylli në moshë të re, pas asaj të di xhejit të njohur suedez, Aviçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!