SHBA po shqyrton dërgimin e deri në 10,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme, sipas Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes amerikane.
Pentagoni thuhet se po kërkon t’i japë Donald Trump më shumë opsione ushtarake në rajon, edhe pse ai thotë se po zhvillohen bisedime “produktive” për paqe me Iranin, pretendime që Teherani ka nxituar t’i kundërshtojë.
Dje, Trump e zgjati një pauzë në kërcënimin e tij për bombardimin e infrastrukturës energjetike iraniane deri më 6 prill, pasi kishte paralajmëruar më parë se SHBA-të do të godisnin vende të tilla nëse Irani nuk e rihapte Ngushticën e Hormuzit.
Trump tha se SHBA-të do të ishin “makthi më i keq” i Iranit nëse nuk do të pranonte një marrëveshje paqeje.
Irani është përgjigjur me pesë pika të vetat ndaj propozimit duke kërkuar dëmshpërblime dhe një garanci kundër sulmeve të ardhshme.
Mbyllja e ngushticës nga Irani, një nga rrugët kryesore të botës për transportin e naftës – ka qenë një faktor i rëndësishëm në rritjen e çmimeve të energjisë që nga fillimi i konfliktit./abcnews.al


