Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Shqipëria, shënjestër e Iranit/ Konfirmimi nga DASH: Vendi, në radarin e Teheranit e Moskës

schedule12:02 - 28 Korrik, 2026

schedule 12:02 - 28 Korrik, 2026

SHBA konfirmon se Shqipëria është objektiv i Iranit dhe Rusisë. Raporti më i fundit i Sigurisë për Shqipërinë nga Këshilli Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit për llogari të DASH, konsideron Shqipërinë një prej vendeve të rrezikuara seriozisht nga sulme kibernetike të vendeve si Irani dhe Rusia.

Në raport, përmenden sulmet e fundit të kryera nga Irani ndaj sistemeve shtetërore apo faqeve të internetit në Shqipëri.

Raporti i SHBA, përmend edhe protestat e fundit në Shqipëri. Thuhet se protestat e qershorit filluan kundër një resorti luksoz në Sazan, ndërsa tani protestohet kundër qeverisë dhe disa prej tyre kanë përshkallëzuar në dhunë.



Megjithatë, sipas këtij raporti, prezenca e forcave anti-amerikane në Shqipëri janë të rralla dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi është i mirëpritur.

Sa i përket nivelit të terrorizmit, raporti e vlerëson kryesisht Tiranën si një kërcënim në nivelin e mesëm, megjithëse pranohet se nuk ka patur asnjë sulm terrorist të suksesshëm në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Kërcënimi i fundit terrorist përmendet komplotin e regjimit të Iranit ndaj grupit të muxhahedinëve në Shqipëri në vitin 2018, sulm që u parandalua dhe autorët u arrestuan.

Në nivel kriminaliteti, SHBA e konsideron Tiranën po me rrezik mesatar, por vlerëson Qeverinë shqiptare për përpjekje të përbashkët me SHBA për të luftuar krimin, përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit në vend dhe për të zvogëluar korrupsionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!