Shtëpia e Bardhë shpalli Lynne Tracy si kandidaturën e Presidentit Joe Biden për ambasadore të SHBA në Rusi të martën, bën me dije CNN.
Në një njoftim të martën, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu kandidatin për ambasador të SHBA në Barbados, Federatën e Shën Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, Antigua dhe Barbuda, Commonëealth of Dominica, Grenada dhe Saint Vincent and Grenadines, së bashku me dy anëtarë të bordit për Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave.
Administrata Biden shpreson të vendosë shpejt Trejsin për të zëvendësuar John Sullivan, i cili dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji.
Koha e mbërritjes së saj do të varet nga sa do të vonojë Rusia për ta pranuar atë si ambasadore në një kohë tensioni të madh midis Uashingtonit dhe Moskës, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Emërimi i Trejsit do të shënojë një rinovim të plotë të udhëheqjes në ambasadën në Moskë. Sullivan nuk kishte qenë i pranishëm në Rusi për pjesën më të madhe të verës, sepse ai kishte qenë në SHBA me gruan e tij, e cila ishte sëmurë rëndë dhe vdiq javën e kaluar. /abcnews.al