Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rekord viktimash si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 369 persona duke e çuar në 14 210 numrin e jetëve të humbura deri më tani.
Ndërkohë SHBA vijon të jetë vendi i parë në botë që ka shënuar dhe numrin më të lartë të prekurve me koronavirus duke u ndjekur nga Spanja. Këtë të mërkurë në Amerikë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 10,581 raste të reja, duke e çuara në 410 916 numrin e personave të infektuar.
Ndërkohë Nju Yorku vijon të mbetet një ndër vendet më të prekura në Amerikë, që deri më tani janë shënuar mbi 4000 viktima./abcnews.al