Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë

schedule08:41 - 1 Shtator, 2020

schedule 08:41 - 1 Shtator, 2020

Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit të saj për të zgjedhur udhëheqësit e tyre, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Ajo u tha gazetarëve se udhëheqësit e ish-republikës sovjetike të Bjellorusisë duhet të dëgjojnë kërkesat e një numri të madh protestuesish, të cilët kanë akuzuar autoritetet në rrugë për tri javë për manipulimin e zgjedhjeve.

“Numri i madh i bjellorusëve që protestojnë në mënyrë paqësore e ka bërë të qartë se qeveria nuk mund të injorojë vullnetin e popullit dhe Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit të saj për të zgjedhur liderët e tyre,” tha McEnany.

Zëvendës sekretari i Shtetit Stephen Biegun tha javën e kaluar se ndërhyrja ushtarake ruse në Bjellorusi do të ishte ” e padëshirueshme”, por shtoi se Uashingtoni nuk ka informacion se plane të tilla ekzistojnë.

Protestat dhe grevat kanë vazhduar për javë të tëra që kur Alexander Lukashenko fitoi zgjedhjet e 9 gushtit me 80 për qind të votave. Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë nga të gjitha shtetet dhe territoret e ish-Bashkimit Sovjetik. Në një mesazh të fortë mbështetje, Vladimir Putin tha të enjten e kaluar se ai kishte ngritur një forcë policore rezervë që mund t’i vinte në ndihmë Lukashenkos nëse trazirat në vend dilnin jashtë kontrollit.

Biegun i bëri thirrje Minsk që të pranojë ndërmjetësimin nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE). McEnany tha se zyrtarët amerikanë po monitorojnë nga afër zhvillimet në Bjellorusi dhe mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për të rishikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Opozita e udhëhequr nga Svetlana Tihanovska, kandidate e opozitës në zgjedhje, e cila u largua në Lituani për shkak të kërcënimeve, organizoi dy protesta të mëdha më 16 dhe 23 gusht. Gjatë protestave mbetën 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur dhe mbi 7.000 protestues të arrestuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!