SHBA, republikanët miratojnë projektligjin për ndryshimin e sistemit tatimor

schedule11:10 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 11:10 - 16 Dhjetor, 2017

Deputetët republikanë në të dyja dhomat e Kongresit amerikan kanë miratuar një projektligjë të përbashkët për uljen e taksve pas më shumë se 30-vitesh. Kjo është cilësuar një fitore personale për Trump, pasi ka anulluar dhe detyrimet që vinin nga ligji shëndetësor “Obamaker”.

Republikanët amerikanë nga të dyja dhomat e Kongresit kanë miratuar projektligjin e përbashkët për ndryshimet më të mëdha në sistemin e tatimeve prej 30-vitesh.

Projektligji republikan e ulë normën e tatimit për koorporatat amerikane nga 35% në 21%, dhe tatimi i të ardhurave individuale bie në 37% nga 39.6% që ishte më parë.

Zyrtarët republikan, u shprehen se reforma fiskale e miratuar prej tyre, parashikon heqjen e gjobave për mungesëne e politkave shëndetësore duke anulluar kështu detyrimet e vendosura nga “Obamakerë”.

Ndërkohë, deputetët demokratë janë shprehur kundër ligjit, duke thënë se ai favorizon shtersat e pasura dhe godet shtresat e mesme.

Presidenti Donald Trump, ka bërë fushatë për uljen e taksave që nga zgjedhja e tij president dhe kjo reformë është një fitore personale për të. Ai, theksoi se do të dëshironte që ligji mbi taksat të votohej përpara Krishtlindjeve.

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, të dyja me shumicë Republikane – pritet ta miratojnë reformën fiskale javën e ardhshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!