Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 77 638 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në shtetin më të goditur nga pandemia ka shkuar mbi 3.64 milionë persona, shkruan “CNN”.
COVID-19 ka shkaktuar gjithashtu 927 viktima të tjera në 24 orë duke e çuar numrin total në 139 128, sipas Universitetit “Johns Hopkins”. Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testoheshin dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare./abcnews.al