Administrate e Donald Trump publikoi më shumë se 240 mijë faqe dokumenta të deklasifikuara në lidhje me vrasjen e Martin Luther King Jr. në vitin 1968. Dokumentet kishin qenë informacion konfidencial dhe nuk e kishin parë dritën e publikimit që nga viti 1977 kur FBI mblodhi për herë të parë të dhënat dhe I dorëzoi në Administratën Kombëtare të Arkivave.
Dokumentet e publikuara lidhen me pistat që FBI ndoqi pas vrasjes së Luther King Jr dhe mbikëqyrja e CIA ndaj aktivitetit të tij.
Historianë dhe gazetarë janë përgatitur të studiojnë dokumentet për informacione të reja rreth vrasjes së tij më 4 prill 1968, në Memphis edhe pse nuk është ende e qartë nëse qindra mijëra faqe të publikuara hedhin dritë mbi jetën, vrajsen apo Lëvizjen për të Drejtat Civile të MLK.
Publikimi I dokumenteve u bë pavarësisht kundërshtimeve nga familja e të ndjerit. Në një deklaratë të gjatë, dy fëmijët e King, Martin III, 67 vjeç, dhe Bernice, 62 vjeç, thanë se vrasja e babait të tyre ka qenë një kuriozitet tërheqës për publikun për dekada. Ata theksuan natyrën personale të çështjes dhe kërkuan që dosjet të shihen brenda kontekstit të tyre të plotë historik.
Martin Luther King u vra teksa mbështeste punëtorët e kanalizimeve në grevë në Memphis.
James Earl Ray u deklarua fajtor për vrasjen e tij por më vonë hoqi dorë nga kjo deklaratë dhe tha se ishte I pafajshëm deri në vdekjen e tij në vitin 1998.
Publikimi I dosjeve të vrasjes së Martin Luther King Jr John e Robert Kennedy, kanë qenë ndër premtimet e Donald Trump gjatë fushatës së tij. Megjithatë koha që u zgjodh për të publikuar dokumentet e funditështë parë si një përpjekje pëe të qetësuar kritikët, edhe brenda republikanëve, për mënyrën se si administrate e Trump ka trajtuar të dhënat në lidhje me hetimin e trafikimit seksual të Jeffrey Epstein. Kur te gjithë prisnin detaje të reja, administrate e Trump tha se nuk ka prova që Epstein u vra e madje nuk ka prova as që ai kishte një listë klientësh./abcnews.al

