Protesta kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin u mbajtën në disa qytete amerikane dhe aktivistët e paqes kërkuan një embargo ndaj eksporteve të armëve në Izrael.
Dhjetra protestues u mblodhën në Sheshin Herald të Nju Jorkut të martën mbrëma duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Larg duart nga Libani tani” dhe “Nuk do të ketë një luftë amerikano-izraelite në Liban”.
Demonstruesit brohorisnin “Larg duart nga Lindja e Mesme”, “Palestine e lirë” dhe “Biden, Harris, Trump dhe Bibi, askush nuk është i mirëpritur në qytetin tonë”.
/abcnews.al