Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, thotë se ai nuk është në dijeni të ndonjë “boshllëku” në marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Biden, pavarësisht se kryeministri izraelit Netanyahu thuhet se ka thënë të kundërtën.
“Sa i përket boshllëqeve, nuk e di se çfarë boshllëqesh po i referoheni,” tha Kirby gjatë një konference me gazetarët.
Administrata Biden është “e bindur” se propozimi i përshkruar “reflekton me saktësi” një propozim të punuar me Izraelin dhe “topi” tani është në fushën e Hamasit për të marrë një vendim, shtoi ai./abcnews.al