SHBA “presion” Kosovës: Nuk do të ketë investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

schedule17:14 - 11 Shkurt, 2020

schedule 17:14 - 11 Shkurt, 2020

Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur të martën një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Grenell i ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa e vënë ndaj Serbisë.

“SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha projektet nese qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.

Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në “Twitter”, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në “Twitter”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!