Shtëpia e Bardhë pritet të njoftojë sot zyrtarisht rivendosjen e sanksioneve në Iran, duke përfshirë kufizimet në monedhë.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo teksa u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë sanksionet që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit Trump për të larguar SHBA-në nga pakti bërthamor i vitit 2015, që kishte liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga 7 gushti, Qeveria Iranine nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë.
Në komentet e tij para gazetarëve, sekretari Pompeo ka thënë se presioni i shtuar ndaj Teheranit është përgjigje ndaj “aktivitetit të dëmshëm të Iranit”. /abcnews.al