Administrata Biden po përgatitet për evakuimin e mijëra amerikanëve nga Lindja e Mesme në rast të një përshkallëzimi të luftës në Gaza, sipas disa zyrtarëve.
SHBA-ja po harton plane për një operacion kaq kolosal teksa po përpiqet të bindë Izraelin të vonojë një operacion tokësor kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.
Zyrtarët amerikanë, të cilët kërkuan të mos identifikohen, thanë se amerikanët që jetojnë në Izrael dhe Liban janë veçanërisht të shqetësuar për përshkallëzimin e luftës që do të përfshinte SHBA-në.
Të njëjtët zyrtarë, megjithatë, theksuan se një operacion evakuimi i kësaj përmasash është konsiderohet si skenari më i keq i mundshëm dhe se gjërat kanë më shumë gjasa të shkojnë ndryshe.
Megjithatë, siç tha njëri prej tyre, “do të ishte e papërgjegjshme të mos kishim një plan për gjithçka”.
Qeveria amerikane është veçanërisht e shqetësuar për mundësinë e përhapjes së konfliktit dhe në 24 orët e fundit e ka përqendruar vëmendjen e saj në logjistikën e përgatitjes së një evakuimi masiv të një numri të madh njerëzish. që më 7 tetor, ditën kur Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse, rreth 600,000 qytetarë amerikanë ishin në Izrael dhe 86,000 të tjerë në Libanin fqinj.
/abcnews.al