SHBA po dërgon disa mijëra trupa të tjera për të mbrojtur Izraelin

schedule19:14 - 30 Shtator, 2024

schedule 19:14 - 30 Shtator, 2024

SHBA-ja po dërgon disa mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të forcuar sigurinë dhe për të qenë gati për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se SHBA do të dërgojë skuadrilje të shumta avionësh luftarakë, duke përfshirë F-15 Strike Eagles, F-16, A-10 dhe F-22.

Kjo u vendos pas sulmeve ajrore të fundit izraelite në Liban dhe vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, që përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës në Lindjen e Mesme, këtë herë midis Izraelit dhe organizatës shiite pro-iraniane.

Në vend që aeroplanët të dërgohen për të zëvendësuar ato ekzistuese, të dy do të qëndrojnë në rajon për të dyfishuar forcën ajrore.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Lloyd Austin njoftoi gjithashtu se ai po vendoste përkohësisht grupin sulmues të aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln dhe skuadriljet e lidhura me to në rajon.

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se avionët nuk janë ende atje për të ndihmuar me evakuimet, por për të mbrojtur forcat amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!