Gjykata Federale e Uashingtonit ka rrëzuar kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund programit DACA, që mbron rreth 800 mijë emigrantë nga dëbimi. Gjykatësi tha se administrata amerikane nuk ka dhënë arsyetime serioze për këtë çështje.
Për herë të tretë është pezulluar programI i Donald Trump për emigracionin. Një gjykatës federal ka rrëzuar vendimin e administratës së presidentit amerikan që kërkonte t’I jepte fund programit DACA. Sistemi, i kërkuar nga presidenti i atëhershëm Barak Obama, ka për qëllim që të mbrojë nga dëbimi emigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në SHBA që kur ishin fëmijë.
Në një vendim të gjatë prej 60 faqesh, gjykatësi John Bates, i Distriktit të Kolumbias, ka thënë se kërkesa për anulimin e DACA-s ishte “arbitrare”, një tekë e presidentit, përderisa departamenti i sigurisë së brendshme nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të duhur se pse program duhet të konsiderohet i paligjshëm. Në këtë mënyrë Gjykata i ka thënë kohë 90 ditë administratës Trump për të apeluar vendimin, përpara se DACA të të riintegrohet e plotë. Me këtë vendim, gjykatësi i Uashingtonit pason të njëjtin vendim si të Gjykatës së Nju Jorkut dhe San Françisko.
Ndërkohë, më herët Trump e ndërlidhi programin DACA me ndërtimin e murit në kufirin jugor me Meksikën. Por kjo nismë nuk u pranua nga demokratët. Në këtë mënyrë presidenti amerikan urdhëroi mbylljen e programit që mbron nga dëbimi rreth 800 mijë emigrantë, kryesisht të ardhur në SHBA nga amerika jugore. /abcnews.al