Një person i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare në veri të Dallas në Teksas.
Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare në qytetin Allen, teksa dëshmitarët okularë thanë se një burrë qëllonte drejt kalimtarëve, shkruan BBC.
Policia e qëlloi për vdekje autorin dhe besojnë se ai veproi i vetëm.
Mësohet se disa nga viktimat janë fëmijë. Të paktën shtatë persona po trajtohen në spital, tre prej të cilëve janë rëndë.
Shefi i zjarrfikësve të Allen, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë personin e armatosur, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën në spital.