Uashingtoni thotë se zyrtarët dhe diplomatët e tij janë ende duke punuar për të siguruar një marrëveshje që do të lironte robërit izraelitë në Gaza dhe do të ndalonte luftimet.
“Qëllimi ynë i menjëhershëm është të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje që sjell një armëpushim të përkohshëm, na lejon të nxjerrim pengjet dhe na lejon të marrim ndihmën humanitare”, tha Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, shkruan Al Jazeera.
SHBA ka ndjekur një pakt rreth këtyre kontureve, duke punuar me Egjiptin, Katarin dhe Izraelin.
Por përpjekjet diplomatike u prishën në fillim të këtij muaji pasi Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e Hamasit, të cilat përfshinin lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë.
Nga ana e tij, Hamasi ka thënë se Izraeli dëshiron vetëm të zgjasë luftën dhe se është “jo serioz” për arritjen e një marrëveshjeje.
Miller theksoi se SHBA-të do të donin të shihnin përfundimisht një fund të qëndrueshëm të konfliktit bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe garancitë e sigurisë për Izraelin, i cili do të “integrohet” më tej në rajon./abcnews.al