SHBA paralajmëron trazira, por ambasadori Hovenier nuk drejton gishtin te Serbia

schedule13:13 - 27 Shtator, 2023

schedule 13:13 - 27 Shtator, 2023

Zhvillimet e 24 shtatorit ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre persona të armatosur kishte për qëllim destabilizimin e rajonit. Në një intervistë për POLITICO, ambasadori amerikan në Kosove, Jeffrey Hovenier, tha se sulmi mund të konsiderohet edhe si një paralajmërim për përshkallëzim të mundshëm midis armiqve të vjetër.

“Ne e dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar. Personat e armatosur dukej se kishin pasur stërvitje ushtarake. Sasia e armëve na thotë se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”.

Edhe pse faktet tashmë janë të qartë, diplomati amerikan refuzon ti drejtoj gishtin Serbisë si përgjegjëse të sulmit. Megjithatë ai theksoi se armatimi që kishin terroristet nuk mund të siguroheshin nga një qytetar i thjeshte.

“ShBA-ja nuk mund të përcaktojë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për pritën, siç pretendon Kosova. Njerëzit që ne i mbajmë më së shumti përgjegjës janë njerëzit që qëlluan kundër oficerit të policisë së Kosovës. Pajisjet e konfiskuara nga autoritetet, që përfshinin raketahedhës, mina dhe një transportues të blinduar të personelit, ishin të “gradës ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm.”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur poshtë pretendimet se Beogradi ishte i përfshirë në sulm, duke këmbëngulur se ishte vepër e serbëve lokalë të Kosovës të provokuar nga kryeministri Albin Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!