SHBA paralajmëron Serbinë: Do të ketë sanksione, ndaloni blerjen e armëve ruse

schedule09:55 - 6 Mars, 2020

schedule 09:55 - 6 Mars, 2020

Serbia vazhdon që të blejë armë nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së dhe BE-së, një veprim që duket se nuk është i pëlqyer nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Serbi ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me furnizimin me pajisje ushtarake ruse.

Mediat serbe raportojnë se ambasada amerikane ka bërë thirrje t’i ndalë transaksionet me Moskën, pasi që mund të shkaktojë tensione.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që rrezikojnë të iniciojnë sanksione nën opozitën e Sh.B.A. përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, përfshirë blerjen e planifikuar të sistemit Pancir”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë “vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”.

“Uashingtoni mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Serbisë dhe qëllimin e saj për anëtarësim në BE”, dhe nga ana tjetër, “Moska kundërshton në mënyrë aktive integrimin perëndimor të rajonit dhe kërkon të parandalojë tensionet etnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA dhe BE, dhe të ngadalësojë ose parandalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur “, shkruan Ambasada e SHBA-së në Serbi.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë presidenti Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se sistemi i raketave që Serbia kishte blerë nga Rusia ishte përfunduar me dorëzimin e katërt të pjesëve të sistemit të armaturave antiaeroplan (Mbrojtjes Ajrore) të Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!