Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA dhe një këshilltar i lartë i Joe Biden, gjenerali Charles K. Brown, shprehu shqetësimin për mundësinë e një konflikti afatgjatë në Gaza.
Broën beson se një zgjidhje më e shpejtë e konfliktit në Gaza mund të ndihmojë në kufizimin e një konflikti që mund t’i shtyjë njerëzit të bashkohen me radhët e palestinezëve militantë.
Sipas tij, Izraeli po fokusohet në shënjestrimin e zyrtarëve të lartë të Hamasit, gjë që mund të arrihet më shpejt.
“Unë mendoj se sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më e vështirë mund të bëhet,” u tha Broën gazetarëve përpara se të mbërrinte në Japoni sot.
Brown, i cili mori postin e kreut të forcave të armatosura amerikane pak më shumë se një muaj më parë, shprehu besimin se Izraeli është në përputhje me ligjet e luftës në Gaza./abcnews.al