Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë hapjen e ambasadës në Jeruzalem, me Izraelin që deklarohet i gatshëm për t’u përballur me një revoltë të mundshme palestineze. Ndërkohë që presidenti turk Erdogan, reagon duke thënë se po rrezikohen marrëdhëniet diplomatike, nëse Jeruzalemi shpallet kryeqytet i Izraelit.
Transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem do të bëhet, nuk është më çështje diskutimi, por vetëm çështje kohe. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë duke ngjallur reagime të shumta dhe paralajmëruar një front të ri për krizë ndërkombëtare. Turqia paralajmëroi se Jeruzalemi është një vijë e kuqe për muslimanët ndërsa Izraeli bëhet gati për tu përballër me një revolt të mundshme palestineze.
Reagimi I presidenti turk Erdoan ka qenë i ashpër. Ai u shpreh se shpallja e Jeruzalimt si kryeqytet izraelit dhe njohja e tij përfaqëson një vijë të kuqe për muslimanët dhe mund të shkaktojë prishte të marrëdhënieve diplomatike të Turqisë me Izraelin. Erdoan i bëri këto deklarata para një grupi deputetësh të partisë së tij AKP në Ankara. Lëvizja do të interpretohej nga palestinezët si një njohje e sovranitetit të shtetit hebre në qytet.
Edhe presidenti francez Emanuel Makson u shpreh I shqetësuar për situatën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij amerikan Tramp. Presidenti francez theksoi se cështja e statusit të Jeruzalemit duhet të zgjidhet në kuadër të negociatave të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve me objektivin për vendosjen e dy shteteve që jetojnë pranë njëri tjetrit në paqe dhe siguri me Jeruzalemin si kryeqytet. Parisi zyrtar konfirmoi se Macron dhe Trumo do të flasin sërish së shpejti për këtë argument./abcnews.al