SHBA pret që ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës të intensifikohet në ditët në vijim, sipas asaj që raportoi CNN.
Duke cituar një zyrtar të lartë të administratës në Uashington, CNN raportoi se administrata e presidentit Joe Biden pret që të reduktohen sulmet ajrore dhe të forcohet një “përqendrim strategjik në fushatën tokësore”.
Sipas zyrtarit, qëllimi është “pastrimi” i rrjetit të gjerë të tuneleve nëntokësore të përdorura nga Hamasi. Ndërsa ndihmat humanitare vazhdojnë të mbërrijnë në Rripin e Gazës, qeveria amerikane pret “një reduktim të asaj që kemi parë në lidhje me sulmet masive ajrore izraelite”.