Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se SHBA nuk ishte e përfshirë në valën e shpërthimeve që ndodhi në Liban të martën dhe të mërkurën.
“Ne nuk ishim të përfshirë në incidentet e djeshme apo të sotme në asnjë mënyrë,” u tha Kirby gazetarëve në një konferencë pasdite.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se shpërthimet mund të çonin në një përshkallëzim, Kirby tha:
“Ne duam të shohim fundin e luftës dhe gjithçka që kemi bërë që nga fillimi është krijuar për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Shtetet e Bashkuara ende besojnë se ka një rrugë diplomatike përpara”, tha ai.
Numri i të vdekurve nga shpërthimet e ditës së sotme në Liban është rritur nga nëntë në 14 persona, me më shumë se 450 të tjerë të plagosur, tha ministria e shëndetësisë e vendit./abcnews.al