Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA nuk i bashkohet përpjekjeve të OBSH-së për vaksinën anti-COVID

schedule08:50 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:50 - 2 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e asnjë përpjekjeje të përbashkët për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë anti-COVID, duke dalë kundër një funksionimi të përbashkët me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është një vendim që vjen pas vendimit të parë të marrë në korrik nga Shtëpia e Bardhë për të dalë nga OBSH.

Presidenti Donald Trump në një deklaratë të bërë në korrik ka thënë se OBSH-ja ka nevojë për reforma dhe ndikohet shumë nga Kina. Disa kombe tashmë kanë punuar direkt për t’u furnizuar me vaksinë, por disa të tjerë po bashkohen për të garantuar sukses kundër një sëmundjeje që s’ka pasur kufij gjeografikë.



Ndërkohë më shumë se 150 shtete janë pjesë e aleancës botërore për vaksinën anti-COVID. Përpjekjet e kësaj organizate, të lidhur me OBSH-në, ia mundësojnë shteteve të përfitojnë më shpejt vaksinën sapo që të ketë siguri se ajo është efektive.

OBSH-ja nga ana tjetër ka theksuar se edhe qeveritë që bëjnë marrëveshje me prodhues individualë të vaksinave do të përfitojnë nga bashkimi me aleancën sepse ajo do të siguronte vaksinat rezervë nëse ato që bëhen përmes marrëveshjeve bilaterale me prodhuesit nuk janë të suksesshme.

SHBA-ja do të vazhdojë të angazhohet me partnerët ndërkombëtarë për t’u siguruar se do ta mposhtim virusin, por nuk do të sforcohemi nga organizata multilaterale të ndikuara nga Organizata e korruptuar e Shëndetësisë dhe Kina”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Disa kompani tashmë janë duke punuar në vaksinat eksperimentale kundër COVID-19. Ndër to është edhe “AstraZeneca” ka nisur fazën e fundit finale të testimeve në SHBA. Studimi i kompanisë angleze përfshin testimin e rreth 30 mijë njerëzve. Dy kompani të tjera kanë nisur tashmë testimet në SHBA. Njëra është nga “Moderna” dhe tjetra nga “Pfizer” dhe “BioNTech”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!