SHBA nuk heq “non grata”/ Gazetari: Sali Berishën s’e beson më askush në Shqipëri, mori dy goditje

schedule23:45 - 22 Mars, 2025

schedule 23:45 - 22 Mars, 2025

TIRANË- SHBA i shuan shpresat Sali Berishës për heqjen e “non grata”. Pas goditjes nga raporti i DASH që thekson inkriminimin e tij dhe pasurimin e familjes, sekretari Marko Rubio konfirmon vazhdimin e sanksioneve për korrupsion madhor te zyrtareve te larte, me dy “non grata” të reja për ish-presidenten e Argjentinës dhe një ish-ministër.

Por doktori nuk dorëzohet dhe thotë se Donald Trump vazhdon ta frymëzojë.

Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se amerikanët kanë provuar se vendimet e tyre  janë të mirëpeshuara dhe nuk ka asnjë gjasë, që t’i zhbëjnë ato.

“Nëse amerikanët marrin një vendim, ai vendim është i mirëpeshuar dhe i mirëprovuar. Nuk ka asnjë rast, që kanë ndryshuar vendimin e tyre. Kemi të bëjmë më një shaka “kaps” të Berishës. Berisha si fillim ka thënë do shkrinte SPAK, pastaj bënte humor të zi, që e quajti SKAP, pastaj skrap. Dosje e krimit janë Gërdeci, 21 janari, dosja “Partizani”, që po ecën me hapin e breshkës. Janë dosjet ku Berisha dhe familjarët e tij janë të përfshirë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Sali Berisha e ka ndjerë se SPAK vijon të këtë mbështetjen e SHBA dhe të Evropës ndaj sipas Mahmutajt, kryedemokrati do vazhdojë sulmet për këtë strukturë deri në zgjedhje.

“Berisha po e ndjen se SPAK do jetë i mbështetur edhe nga amerikanët edhe nga evropianët. Sigurisht që do ketë të reja, presioni i Berishës do vazhdojë deri në zgjedhje”, theksoi ai.

Më tej gazetari theksoi se Sali Berishën nuk e beson më askush.

“PD shpiku blerjen e votës me oriz. Me ashtu siç duket n gjërat dhe me goditjet që mori nga DASH,  goditje mishte emërimi i Yuri Kim në DASH. Goditja e dytë ishte raporti i DASH dhe Berishën nuk e beson më askush. Berisha mund të vazhdojë ta mashtrojë veten para pasqyrës pasi nuk ka më shqiptarë që i beson këto mashtrime”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!