Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e pjesshëm të ambasadës së tyre në Niger pas grushtit të shtetit të javës së kaluar. Ndërksaq ëderi më tani në kuadër të kësaj situate janë evakuuar qindra shtetas të huaj nga vendi pasi të dielën ambasada franceze u sulmua nga protestuesit.
Udhëheqësi i grushtit të shtetit, gjenerali Abdourahamane Tchiani ka paralajmëruar kundër “çdo ndërhyrje në punët e brendshme” të vendit.
Nigeri është një prodhues i rëndësishëm i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kryesore emigrimi drejt Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum, të mërkurën, duke shtuar se SHBA-të janë të përkushtuara për rivendosjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit.
Nga ana tjetër zëdhënësi Mattheë Miller tha se, pavarësisht evakuimit të pjesshëm, ambasada e vendit në kryeqytetin Niamey do të mbetet e hapur.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj popullit të Nigerit dhe marrëdhënieve tona me popullin e Nigerit dhe mbetemi të angazhuar diplomatikisht në nivelet më të larta,” tha ai.
SHBA është një donator i madh i ndihmës humanitare dhe të sigurisë për Nigerin dhe ka paralajmëruar më parë se grushti mund të çojë në pezullimin e të gjithë bashkëpunimit.
Franca, ish-fuqia koloniale në Niger dhe BE-ja tashmë kanë pezulluar ndihmën financiare dhe të zhvillimit./abcnews.al