SHBA ‘ndizet’ fushata/ Harris në Michigan: Do punojmë për të mbyllur luftën në Gaza. Trump: Retorika e saj e neveritshme

schedule15:39 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:39 - 29 Tetor, 2024

Kanë mbetur vetëm 7 ditë nga zgjedhjet presidenciale në shtetet e bashkuara të Amerikës dhe dy kandidatët, kamala harris dhe donald trump, kanë intensifikuar fushatat në shtete kyçe.

Kandidatja demokrate, kamala harris, e shoqëruar nga guvernatori i Minesotës, Tim walz, foli para mbështetësve të saj në Michigan. Harris u përballë edhe me shume protestues pro Palestinës.

“Hej, djema, ju dëgjoj për temën e Gazës. Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të largohen pengjet. Dhe unë do të bëj gjithçka që kam në fuqi për ta bërë atë kështu.” 

Michigan, për shkak të popullsisë së tij të konsiderueshme arabo-amerikane dhe qyteteve progresive si Ann Arbor, është bërë epiqendra e aktivizimit kundër Harris dhe demokratëve për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Harris më vonë u bëri thirrje votuesve të rinj që të marrin stafetën nga “brezat e amerikanëve” që ruajtën lirinë dhe ta mbështesin luftën e saj ndaj ish-presidentit Donald Trump. Nga ana tjetër ish presidenti Barack Obama mori pjesë në një tubim për të mbështetur fushatën Harris në Filadelfia.

Ndërkohë kandidati republikan zhvilloi një tubim në Atlanta. Dondal trump hodhi poshtë të gjitha pretendimeve se sjellja e tij ishte e ngjashme me atë të nazistëve.

“Unë nuk jam nazist. Unë jam e kundërta e një nazisti. Tani mënyra se si Kamala dhe fushata e saj flasin është kaq e neveritshme dhe thjesht e tmerrshme. Babai im, unë kisha një baba të shkëlqyer, një djalë i ashpër. Ai thoshte gjithmonë, mos përdorni kurrë fjalën nazist. Mos e përdorni kurrë atë fjalë.”

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen me 5 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!