SHBA ndihmon Indinë me 100 milion dollarë në luftën kundër Covid-19

schedule13:59 - 29 Prill, 2021

schedule 13:59 - 29 Prill, 2021

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të ndihmojë Indinë me furnizime me vlerë më shumë se 100 milion dollarë. Furnizimet, përfshijnë 1.000 bombola oksigjeni, 15 milion maska ​​N95 dhe një milion teste të shpejta diagnostikuese.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu rinovuan kontratën e prodhimit të vaksinave AstraZeneca në Indi, duke i lejuar kësaj të fundit të prodhojë më shumë se 20 milion doza.

“Ashtu si India dërgoi ndihmë në Shtetet e Bashkuara kur spitalet ishin të mbingarkuara gjatë pandemisë, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Indinë në momentin që ka më shumë nevojë,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

India ka regjistruar 18,376,524 raste dhe 204,832 viktima që nga fillimi i pandemisë dhe është një nga vendet më të prekura pas Shteteve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!