Ditën e sotme në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit u zhvillua një takim mes kryetarit të KLSH, Arben Shehu dhe përfaqësuesit të OPDAT, Constantine V. Soupios me fokus asistencën në luftën kundër korrupsionit në bashkëpunim me strukturën e përbashkët anti-korrupsion.
“Lufta kundër korrupsionit është lufta e gjithsecilit, prandaj iu dha rëndësi komunikimit të vazhdueshëm midis institucioneve si KLSH, Prokurori e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të bashkëveprimit në luftën kundër korrupsioni.
Nga ana e përfaqësuesit të OPDAT u shpreh vullneti për t’u asistuar KLSH në kuadrin e rritjes së profesionalizimit nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta” thuhet në njoftim.
Kryetari i Kontrolli i Lartë të Shtetit, Arben Shehu shprehu mirënjohjen për asistencën e vazhdueshme të SHBA në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe ndihmesën në luftën kundër korrupsionit./ db/Abcnews.al