SHBA, ndërron jetë shkrimtari kontemporan Philip Roth

schedule10:39 - 23 Maj, 2018

schedule 10:39 - 23 Maj, 2018

Ka ndërruar jetën në moshën 85-vjeçari, shkrimtari amerikan FIlip Ruth, që konsiderohej si një ndër më të mirët në letërsinë kontemporane. Fituesi i çmimit Pulitzer u shua për shkak të një ataku kardiak.

Është shuar në moshën 85-vjeçare shkrimtari Philip Roth, i cili konsiderohej si gjigandi i letërsisë kontemporane amerikane. Kjo është raportuar nga mediat e SHBA-ve. Roth, i cili jetonte mes Nju Jorkut dhe Konetikat, ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak. Ai kishte i indur me 19 mars të 1933 në Nju Xhersi, nip i hebrenjve europianë që bënin pjesë në valën migratore në SHBA të shekullit të 19-të.

Shkrimtari i njohur, ka fituar pjesën më të madhe të vlerësimeve letrare, duke filluar nga çmimi Pulitzer në 1998 për veprën “Pastori Amerikane”, një nga librat e tij më të njohur. Pavarësisht se është përfolur shumë emri i tij, nuk është nominuar kurrë për çmimin Nobel për Letërsinë.

Punimet e shkrimtarit të ndjerë Roth, me mbi 25 vepra aktive, konsiderohen një eksplorim i thellë dhe kritik i idenditetit amerikan. Veprat e tij përqendrohen kryesisht në botën hebraike-amerikane, edhe pse ato arrijnë të përfaqësojnë botët dhe mesazhet universale që kanë ndikuar fuqishëm në literaturën e pas Luftës së Dytë Botërore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!