SHBA mohon përfshirjen në sulmet në Belgorod të Rusisë

schedule08:33 - 24 Maj, 2023

schedule 08:33 - 24 Maj, 2023

SHBA ka hedhur poshtë deklaratat se ka nxitur apo marrë pjesë në sulmin në Rusi. Pjesë të rajonit kufitar të Belgorodit u sulmuan të hënën, në një nga bastisjet më të mëdha ndërkufitare që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj vitin e kaluar.

Rusia më vonë publikoi foto të automjeteve ushtarake perëndimore të braktisura ose të dëmtuara, duke përfshirë Humvees të prodhuar në SHBA.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit pranoi raportet që “qarkullojnë në mediat sociale dhe gjetkë” se armët e furnizuara nga SHBA ishin përdorur, por tha se vendi i tij ishte “skeptik në këtë kohë për vërtetësinë e këtyre raporteve”.

Në një konferencë shtypi të martën, Matthew Miller shtoi: “I takon Ukrainës të vendosë se si ta zhvillojë këtë luftë”.

Fshatrat në Belgorod pranë kufirit u evakuuan menjëherë pas sulmeve. Rusia thotë se 70 sulmues u vranë dhe ka këmbëngulur se luftëtarët ishin ukrainas. Por Kievi mohon përfshirjen dhe dy grupe paraushtarake ruse që kundërshtojnë presidentin rus Vladimir Putin thonë se ata qëndrojnë pas sulmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!