Ukraina nuk ka përdorur sistemet raketore të SHBA-së (HIMARS) për të goditur objektivat ruse jashtë territorit ukrainas. Kështu ka deklaruar një zyrtar amerikan, duke kundërshtuar akuzat e rusëve.
“Pretendimi i Rusisë se HIMARS po përdoren për të goditur objektiva jashtë territorit ukrainas është i rremë,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Ai shtoi se Ukraina po i përdor këto armë “për të luftuar betejën me të cilën po përballen forcat e saj dhe po i përdor ato në mënyrë efektive në atë betejë”.
SHBA-ja dërgoi sistemet raketore në Ukrainë muajin e kaluar pasi mori garanci nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus, një veprim që mund të përshkallëzonte luftën.
/abcnews.al