Anthony Blinken njoftoi sot një paketë të re ndihme prej 404 milionë dollarësh për palestinezët, duke thënë se një total prej 1.8 miliardë dollarësh janë miratuar që nga viti 2021.
“Hapi i vetëm më efektiv që mund të bëjmë për të adresuar sfidat humanitare në Gaza është arritja e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm ” tha sekretari amerikan i shtetit në konferencën ndërkombëtare për Gazën në Jordani.
“Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të minimizuar viktimat civile”, sqaroi Sekretari amerikan i Shtetit.
“Unë mendoj se ne të gjithë e dimë se nuk ka kohë për të humbur në Gaza,” vuri në dukje Blinken.
“Të gjithë qytetarët palestinezë që po vuajnë në Gaza, ne e dimë se nuk janë numra, nuk janë diçka abstrakte, janë njerëz”, theksoi shefi i diplomacisë amerikane.
“Le të bëjmë më shumë sesa të kërkojmë një të ardhme më të mirë për palestinezët dhe izraelitët,” vuri në dukje ai.
/abcnews.al