SHBA/ Miliarderët zgjedhin mes Trump dhe Biden

schedule09:27 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:27 - 21 Qershor, 2024

Joe Biden dhe Donald Trump , të cilët do të kenë një revansh në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, së fundmi kanë siguruar mbështetje financiare nga miliarderë të ndryshëm.

Në sistemin politik amerikan, mbledhja e fondeve konsiderohet si një element kyç për kandidatët për Shtëpinë e Bardhë.

Prandaj, Joe Biden mund të mbështetet te miliarderi Michael Bloomberg. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut ka dhuruar muajt e fundit rreth 20 milionë dollarë për organizatat që mbështesin presidentin dhe Partinë Demokratike.

“Unë qëndrova pranë Joe Biden në vitin 2020 dhe jam krenar që po e bëj përsëri”, tha biznesmeni nga Nju Jorku për gazetën.

Miliarderja dhe filantropistja Melinda French Gates, ish-gruaja e bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates, gjithashtu dje u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Joe Biden në nëntor, pa bërë të ditur megjithatë nëse ajo ka dhuruar para për fushatën e demokratëve.

Donald Trump, vetë një miliarder, siguroi nga ana e tij mbështetjen e Timothy Mellon, trashëgimtar i një pasurie të madhe të krijuar në fund të shekullit të 19-të.

Sipas një raporti të Neë York Times, biznesmeni dhuroi 50 milionë dollarë për një grup që mbështeste ish-presidentin një ditë pasi ai u dënua në gjyqin e tij në Neë York në fund të majit.

Bashkëthemeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave Gemini dhuroi para për shkak të asaj që e quajti “lufta e hapur e administratës Biden ndaj kriptomonedhave”.

Vëllai i Cameron shtoi se ai gjithashtu dhuroi një milion dollarë për fushatën republikane. “Me pak fjalë: Presidenti Trump është pro-bitcoin, pro-kriptomonedhës, pro-biznesit”, shpjegoi ai përmes X.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!