Teksa Partia Demokratike tashmë prej disa muaj është futur në një situatë të tensionuar, ku kulmi u arrit në protestën e 8 janarit duke shpërthyer në dhunë ndaj selisë, Ambasada e SHBA në Tiranë duket se ka dhënë një mesazh të “koduar”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA ka shpërndarë një deklaratë të nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland.
“Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”. thuhet në deklaratë.
Më herët ishte Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
Duke iu referuar ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse jo me emër konkret, Escobar shprehet se “është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”.
Nga ana tjetër Esocobar shprehet se jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i SHBA.
/abcnews.al/