Lufta në Gaza po hyn në një fazë të re që do të fokusohet në shënjestrimin e të udhëheqjes së Hamasit dhe operacionet e udhëhequra nga inteligjenca”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i cili ndodhet në Izrael, pa dhënë detaje se kur do të ndryshojë intensiteti i operacioneve ushtarake izraelite.
“Kushtet dhe koha ishin padyshim objekt i diskutimit që pata me kryeministrin Benjamin Netanyahu,” tha gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv, Jake Sullivan, i cili do të takohet sot me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare theksoi se do të duhen muaj për të arritur objektivat e Izraelit në luftë, por operacionet do të kalojnë në faza të tjera duke u larguar nga fushata aktuale e bombardimeve intensive dhe operacioneve tokësore.
Duke mos u përgjigjur nëse Shtetet e Bashkuara do të ndalonin ndihmën ushtarake për Izraelin nëse lufta nuk kalonte në armiqësi me intensitet më të ulët me më pak viktima civile, Jake Sullivan tha se mënyra më e mirë për të arritur një marrëveshje ishte përmes bisedimeve me dyer të mbyllura.
/abcnews.al