Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Kurti minon demokracinë/ “Përjashtimi i listës serbe nga zgjedhjet e 28 Dhjetorit cenon stabilitetin në Kosovë”

schedule10:38 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 10:38 - 3 Dhjetor, 2025

Edhe një herë Vetevendosja është bërë protagoniste për ta larguar Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke forcuar qëndrimin e Uashingtonit se në vend kërkohet një partner i besueshëm, I qëndrueshëm dhe në koordinim me partnerët europian, ç’ka nuk gjendet tek partia e Albin Kurtit.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Në reagim thuhet se veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë të pamenduara dhe përçarëse.

Aty përmendet se ky akt shërbën për të mbajtur në fuqi ndërprerjen e dialogut strategjik.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse.”

Sipas Ambasadaës amerikane në Kosovë, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike, ndërsa cilësojnë këto veprime si minuese të demokracisë.

“Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës.”

Politika e jashtmë e Kosovës nën qeverisjen e Albin Kurtit ka qenë në pikën e saj më të ulët në 35 vitet e fundit, si me SHBA-të, ashtu edhe me Bashkimin Europian, që e ka sanksionuar, pikërisht për shkak të veprimeve në Veri, që sot shiten si shtrirje e sovranitetit.

Për Kosovën ka zgjedhje të reja në 28 dhjetor, por bashkë me to edhe probleme të vjetra që i kushtojnë drejtpërdrejt qytetarëvë të vendit, dhe për këtë perendimi ka folur qartë…

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor gjithëpërfshirës.

Gjatë një mbledhjeje të martën pasdite, anëtarët e KQZ-së nuk e certifikuan Listën Serbe, e cila është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe, njëkohësisht, është e vetmja që e gëzon mbështetjen e Beogradit. Rekomandimi për certifikimin e saj i mori vetëm 2 vota për, ndërsa 2 anëtarë votuan kundër dhe 7 abstenuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!