SHBA krah Shqipërisë: Janë 50 mln dollarë në mbështetje kundër sulmeve kibernetike

schedule10:46 - 7 Shkurt, 2023

schedule 10:46 - 7 Shkurt, 2023

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e pranishme në Konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri” garantoi se SHBA do vijojë të mbështesë vendin tonë në përballimin e sulmeve kibernetike. Gjatë fjalës së saj, kryediplomatja pohoi se sulmet e Iranit ishin keqdashëse dhe të rrezikshme për sigurinë e Shqipërisë.

“Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë janë të rrezikshme, dashakeqe dhe janë një kërcënim për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Menjëherë pas sulmit ne morëm veprime për të mbështetur Shqipërinë. SHBA dënoi sulmet dhe mbështeti Shqipërinë pas sulmit. SHBA kanë dërguar ekspertët tanë për të punuar me ekspertë shqiptarë për të identifikuar dobësitë e mundshme”, tha ajo.

Më tej, Yuri Kim u shpreh se SHBA do të japë një fond prej 50 milionë dollarë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

“Ju nuk jeni vetëm. SHBA janë me ju. Janë 50 milionë dollarë në mbështetje kundër sulmeve kibernetike dhe ky është vetëm fillimi. Ky është një mesazh i fuqishëm për të gjitha ata që duan të cenojnë aleatët tanë në mbarë botën. Ne do punojmë së bashku”, tha ajo./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!